LDK ia kujton Ahmetit pse Prishtina nuk ka performansa për shpërblim

8 Shtator 2016 - 12:50      

LDK në Prishtinë përmes një reagimi ia ka numëruar kryetarit Shpend Ahmeti performansat e papërmbushura që e lanë komunën e kryeqytetit pa shpërblim, transmeton koha.net.

Përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës sikur nuk u panë në ndarjen e shpërblimeve për performacë të mirë të komunave, në takimin e projektit të Demosit zviceran, thuhet në reagim. Si pasojë e performancës së dobët të Komunës, kryeqyteti mbeti pa i përfituar mbi 1 milion euro. Prishtina nuk e ka përmbushur asnjë nga kriteret matëse të performancës.

Kategoritë matëse të papërmbushuara nga Komuna e Prishtinës janë 1. Performues jo i mirë. 2. Nuk i ka përmirësuar shërbimet publike. 3. Nuk është përmirësuese e demokracisë lokale, përkundrazi. 4. I mungoi performanca minimale në realizimin e përgjithshëm të projekteve.

Udhëheqësia e Prishtinës merret me politizime të skajshme e më së paku me projekte konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve të kryeqytetit. Është e vonuar me shumëçka! Keq!
Udhëheqësia e Prishtinës t’u shërbejë qytetarëve të saj me projekte zhvillimi e jo me projekte molotovësh – shkatërrimi, thuhet në reagimin e LDK të Prishtinës, të nënshkruarb nga Flamur Shala.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...