7 Shtator 2016 - 19:23
Siç transmeton KTV, kërkesa e tyre është që përmes këtij ligji t’u jepet përparësi atyre që kanë banuar më shumë se dhjetë vjet në banesa me pronësi shoqërore për t’i blerë ato.
Shyqeri Leçi ka më shumë se dhjetë vjet që banon në këtë kompleks banesor në lagjen “Dardania” në kryeqytet. Ndërmarrja Publike Banesore i ka dhënë afat deri më 19 shtator të lirojë banesën.
Por këtë vendim ai e konsideron të padrejtë. Të tjerë banorë shprehen të gatshëm që të blejnë banesat. Ndërmarrja Publike Banesore në anën tjetër deklaron se rreth 131 banesa janë të uzurpuara në këtë lagje. Po sipas kësaj ndërmarrjeje vendimi është i pakthyeshëm dhe se Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur për lirimin e këtyre banesave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...