Shkollat në kryeqytet vazhdojnë të jenë të stërngarkuara [video]

7 Shtator 2016 - 19:20      

Zgjerimi i shpejtë i kryeqytetit ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të nxënësve nëpër klasa, thekson KTV.

Janë gjithsej 40 nxënës në këtë klasë të katërt. Mësimdhënësja ka vështirësi të mëdha për t’i mësuar të gjithë njësoj. Numër gati i njëjtë është edhe në këtë klasë, ku për herë të parë këta filloristë janë ulur në bankat shkollore.

Ky problem e ka shoqëruar për çdo vit shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë. Drejtoresha e shkollës, Hatmane Demiri, thotë se mbipopullimi dhe ndërtimet e larta që janë bërë në lagjen Mati 1 dhe lidhja e Bregut të Diellit me këtë lagje, ka ndikuar që të shtohet edhe numri i nxënësve.

Në Prishtinë, përveç 43 shkollave fillore, sa kanë qenë gjithsej, viteve të fundit nuk ka pasur ndërtime të reja. Komuna planifikon që shumë shpejt të ndërtojë një shkollë në lagjen “Mati 1”, e që do të ndikojë në uljen e numrit të madh të nxënësve të regjistruar në shkollat e lagjeve përreth.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...