Vetëvendosje dhuroi libra për bibliotekën e re të kryeqytetit

7 Shtator 2016 - 16:45      

Lëvizja Vetëvendosje sot dhuroi një shumë simbolike librash dhe gjithë arkivin e saj të gazetave ditore të arkivuara ndër vite Bibliotekës "Hivzi Sylejmani", objekti i ri i së cilës u inaugurua ditë më parë në lagjen dardania në Prishtinë.

Në emër të Vetëvendosjes asambleistja Hatixhe Hoxha tha se ky është një kontribut modest i Lëvizjes, në fondin e librave të kësaj biblioteke.

Urojmë që objekti i ri të shërbejë edhe më shumë në ngritjen e lexueshmërisë dhe edukimin e gjeneratave të reja e po ashtu bëjmë thirrje që gjithë ata që kanë mundësi, të dhurojnë libra në ndihmë të bibliotekës, ka thënë ajo.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...