7 Shtator 2016 - 16:40
Ahmeti ka thënë se do të zvogëlohet ndotja e ajrit, por në përgjithësi do të fitohet një transport modern, transmeton Koha.net.
“Qëllimi është që në vend të 50 makinave me 50 shoferë, ta kemi një autobus urban në qytet, me çka zvogëlohet ndotja e ajrit, trafiku në përgjithësi dhe fitojmë një transport publik modern” tha Ahmeti.
Ai e potencoi se është hera e parë që një institucion si BERZH-i jep kredi për projekte lokale, me kushte shumë të volitshme, e përveç kredisë projekti parasheh edhe 700 mijë euro grant, për reformimin e trafikut urban, planin e mobilitetit etj.
Në fund i pari i kryeqytetit tha se autobusët do të jenë të standardit Euro 6 dhe se pas këtij nënshkrimi të kontratës, Kompania "Iveco" do të sjellë autobusët e parë në dy afate: 30 autobusët e parë do të arrijnë brenda 90 ditësh, kurse 21 autobusët e tjerë brenda 120 ditësh.
Edhe përfaqësuesit e "Trafikut Urban", Halil Mustafa dhe ai i kompanisë "Iveco", Jiri Skerik, u shprehën të kënaqur me nënshkrimin e kontratës me shpresë për bashkëpunim edhe në të ardhmen.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...