7 Shtator 2016 - 15:02
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë ceremonisë së nënshkrimit theksoi se procesi i stërzgjatur i projektit për autobusët po finalizohet sot.
Ai tha se 51 autobusët e rinj ‘Iveco’ do të qarkullojnë në Prishtinë para vitit të ri.
Ahmeti tha se autobusët modernë do të ndihmojnë qarkullimin e qytetarëve më lehtë dhe më komod, transmeton KP.
Kurse, përfaqësuesi i Trafikut Urban, Halil Mustafa tha se kjo kompani dhe punëtorët e saj kanë festuar sot, meqë po arrihet të realizohet ky projekt i stërzgjatur.
Vlera e këtij projekti arrin shumën e 13 milionë eurove.
Kompania me të cilën u arrit marrëveshja është “Iveco” nga Çekia.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...