Foto: Koha

Kryeshefi i akuzuar për shkelje ligjore e cilëson politik shkarkimin e tij

7 Shtator 2016 - 09:35      

Akuza të rënda janë bërë, të martën, në adresë të kryeshefit ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve, Ylber Çitaku, nga ana e Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike lokale, i cili ka dalë edhe me vendim për shkarkimin e tij.

Vendimi për shkarkimin e tij është bërë publik të martën përmes një komunikate shtypi, e cila mban emrin e kryesuesit të këtij Bordi, Sherif Sejdiu, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, akuzat e bëra në këtë letër i ka mohuar në tërësi Çitaku. Ndërsa, rreth këtij vendimit të Bordit edhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës thonë se nuk kanë qenë në dijeni.

Në letrën publike të Bordit të Drejtorëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” thuhet se vendimi është marrë më 05.09.2016, në mbledhjen e rregullt, me shumicën e nevojshme për vendimmarrje, dhe se ai është legjitim.

“Vendimi për shkarkimin e tij është rrjedhim i drejtpërdrejtë i një sërë shkeljesh ligjore”, thuhet në letër, ku pastaj janë përmendur një sërë shkeljesh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...