Foto: Koha / ilustrim

Komuna nënshkruan kontratën me kompaninë për furnizim me autobusët e rinj

7 Shtator 2016 - 09:23      

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot do të bëhet nënshkrimi i kontratës për me kompaninë fituese për furnizimin me autobusë për Trafikun Urban.

“Sot, e mërkurë, 7 shtator 2016 me orën 14.00, në sallën nr 37, në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës do të bëhet nënshkrimi i kontratës me kompaninë fituese për furnizimin me autobusë për Trafikun Urban”, thuhet në njoftimin për media të Komunës.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, më herët pati thënë për KTV-në se me ardhjen e 51 autobusëve do të hapen linja të reja dhe krijohen vende të reja puna, e rrjedhimisht do të eliminohen taksitë ilegalë, raporton Koha.net.

Sejdiu, por edhe Halil Mustafa, Kryeshef Ekzekutiv, NPK “Trafiku Urban”, kanë thënë se në sistemin e ri që do të krijohet pas blerjes së autobusëve, do të ketë vende pune edhe për taksitë ilegalë, të cilët mund të integrohen brenda kompanisë.

E nëse jo më gjatë, së paku deri në ardhjen e autobusëve të rinj, transporti pas orës tetë në mbrëmje do të mbetet problem për qytetarët. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...