6 Shtator 2016 - 20:37
Shkak i vonesës ishte edhe rrëshqitja e dheut në lokalitetin e quajtur “Dushkajë”, e që janë shpenzuar shuma të mëdha parash për ta nivelizuar këtë pjesë. Por, në ditën e dytë të vitit të ri shkollor në përurimin e objektit ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.
Ai ka qenë shumë i rezervuar kur është pyetur se pse është vonuar kaq shumë përfundimi i objektit të ri të shkollës dhe pse pikërisht është caktuar ky lokacion? E, Besim Ilazi, kryetar i komunës së Kaçanikut i ka thënë KTV-së me telefon se në kohën kur është ndarë kjo parcelë për ndërtimin e objektit të kësaj shkolle, matjet gjeologjike kanë treguar sy vend nuk përbën kurrfarë rreziku për ndërtim, por më pas problemet që dolën gjatë punimeve kanë bërë që edhe të shtyhet përfundimi i tij. Por, i gëzuar për shkollën e re është shprehur drejtori Avdyl Reka.
Për shkak të investimeve shtesë, si pasojë e rrëshqitjes së dheut në lokalitetin e quajtur “Dushkajë”, kostoja e ndërtimit për objektin e shkollës “Emin Duraku”, ka arritur në rreth 2 milionë euro.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...