5 Shtator 2016 - 20:33
Mësimi gjithëditor, i nisur në tetor të vitit të kaluar, po vazhdon të shqetësojë prindërit e fëmijëve, ku po vazhdon pilotimi i këtij projekti.
Kushtet joadekuate, improvizimet dhe orari i papërshtatshëm janë vetëm disa nga shqetësimet e prindërve me këtë pilot projekt.
Por, ka edhe të atillë që nuk kanë fare informacion se fëmijët e tyre do të fillojnë më mësim gjithëditor.
Bazuar në analizat e bëra për këtë pilot projekt, drejtuesit e arsimit në Prishtinë thonë se ka një ngritje të lehtë të suksesit.
E si pasojë e kësaj, Prishtina ka zgjeruar këtë pilot projekti edhe në tri shkolla të tjera në kryeqytet.
Ministri i Arsimit paralajmëroi se projekti i shkollave gjithëditore do të shtrihet në nivel kombëtar.
Megjithatë, drejtoresha e arsimit, Arbëria Nagavci, ka paralajmëruar se pas pranimit të kurrikulave dhe njoftimit të prindërve, mësimi tërëditor do të fillojë në pjesën e dytë të shtatorit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...