5 Shtator 2016 - 13:46
Në këtë vizitë, Ahmeti dhe Nagavci uruan nxënësit dhe stafin e kësaj shkolle për suksese sa më të mëdha në vazhdim.
Me këtë rast, Komuna e Prishtinës njofton se shkolla “Emin Duraku” nga sot fillon me mësimin tërë ditor, gjë që, siç thotë komuna, ndikon dukshëm në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Komuna e Prishtinës është duke punuar në vazhdimësi edhe përmes intervenimeve të nevojshme infrastrukturore ashtu që koncepti i mësimit tërë ditor të shtrihet gradualisht nëpër të gjitha shkollat e kësaj komune.
Drejtori i shkollës, Agron Mexhuani, falënderoi Komunën e Prishtinës për mbështetjen e madhe që po i jep kësaj shkolle, duke ndikuar kështu dukshëm në ngritjen e cilësisë në arsim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...