Tregu me shumicë në Prishtinë kthehet në deponi bërlloku [video]

2 Shtator 2016 - 20:30      

Njëra pjesë e tregut me shumicë në kryeqytet ka një pamje të zakonshme.

Por një fytyrë tjetër ka tregu mbrapa.

Pothuajse është shndërruar në deponi bërlloku.

Mbeturina pos tregtarëve, sipas këtyre të fundit, hidhen edhe nga bizneset përreth, por edhe ata që vijnë për të blerë këtu.

Kjo është bërë e padurueshme për tregtarët që shesin perime.

“Më duket se krejt Kosova e deponon bërllokun këtu, s’po di a është depo e bërllokut a o treg?!”, ka thënë Isa Haliti, prodhues nga Krusha e Madhe

Tregtarët ankohen se nuk po marrin shërbime më të mira, edhe pse ata paguajnë nga 3 deri në 10 euro për të hyrë në treg.

Shprehen të gatshëm të paguajnë edhe më shumë, vetëm e vetëm që të kjo gjendje të ndryshojë.

Ndërsa përfaqësues të ndërmarrjes “Tregu”, e cila menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, thonë se përgjegjëse për pastërtinë është kompania “Pastrimi”, me të cilën ata kanë marrëveshje.

“Përmirësimi i gjendjes në atë mundësinë tonë sa kemi mundësi kemi bërë, por varet nga mundësia që e kemi, mundësia nuk është më e madhe, kjo është që është, por sa i përket pastërtisë, përgjegjësinë e ka ndërmarrja Pastrimi, askush tjetër. Por besoj se kanë qenë gjithmonë të sinqertë edhe tash kanë e marrë një iniciativë të rregullt, dhe do ta bëj për një afat të shkurtë pastrimin e mbeturinave në tregun me shumicë”, ka thënë Isuf Mjekiqi, përgjegjës i Tregut i caktuar nga AKP-ja.

Ndërsa, në kompaninë “Pastrimi”, nuk e pranojnë fajin, duke thënë se ata po i përmbahen marrëveshjes, dhe se do të rrisin kapacitetet e intervenimit vetëm nëse u kërkohet nga “Tregu”.

“Nuk do të thotë që është faji i kompanisë ‘Pastrimi’, pasi që kompania ‘Pastrimi’ çdo ditë bën largimin aty, deri në 4 kontejnerë 7 metër kub, duke llogaritur edhe shtune diele, që bëjmë shërbim shtesë. Nëse bëhet kërkesë ose shihet që është e nevojshme dhe të dërgohen kontejnerë shtesë, ne patjetër që do të bëjmë pastrim shtesë, mirëpo sipas marrëveshjes që kemi bërë ka qenë kështu”, ka thënë zëdhënësja e “Pastrimit”, Arbnora Ademi.

Ndërsa, në Komunën e Prishtinës kanë thënë se ata intervenojnë, vetëm atëherë kur e vlerësojnë se situata merr përmasa shqetësuese.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...