Betonohet gjelbërimi për të ndërtuar kënd lojërash në rrugën “Afrim Zhitia” në kryeqytet

1 Shtator 2016 - 10:12      

Prishtinë, 1 shtator - Një pjesë e gjelbërimit ndërmjet blloqeve 1 dhe 2 të ndërtesave në rrugën “Afrim Zhitia”, në lagjen “Bregu i Diellit” të kryeqytetit ka një javë që është mbuluar me zhavorr e beton. Komuna e Prishtinës ka vendosur që aty të ndërtojë një kënd të lojërave për fëmijë.

Banorët e ndërtesave përreth janë befasuar me këtë vendim të Komunës. Ata kanë thënë se as nuk kanë bërë kërkesë në Komunë për ndërtimin e këndit të lojërave as Komuna nuk i ka pyetur nëse duan apo kanë nevojë për një kënd të tillë.

Disa banorë, me të cilët ka kontaktuar gazeta, kanë thënë se nuk po u pëlqen fare vendimi i Komunës për të shkatërruar atë hapësirë të gjelbëruar.

Erzen Vraniqi, zyrtar për media në Komunën e Prishtinës, ka thënë se aty do të ndërtohet një kënd i lojërave për fëmijë. Komuna, sipas tij, ka një projekt për ndërtimin e tri kënde lojërash në vende të ndryshme, vlera e të cilave arrin në 95 mijë euro (më shumë, sot në “Kohën Ditore”). 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...