30 Gusht 2016 - 11:19
Sipas Shalës, dështimet e pariparueshme në Prishtinë të kësaj udhëheqësie, në një anë, dhe bërja pjesë e zyrave politike me maska e molotovë në to, në anën tjetër, nuk mund t’i fshehë as mbulojë asnjë kryetar a nënkryetar.
“Tani sikur nuk po dihet kush udhëheq me Prishtinën, nuk po dihet kujt i shërbejnë këta të zgjedhur, kujt po i kryejnë shërbime, zyrave të VV, dikujt tjetër, apo qytetarëve të Prishtinës, atyre që iu premtuan shumë! Dështimet e pariparueshme në Prishtinë të kësaj udhëheqësie, në një anë, dhe bërja pjesë e zyrave politike me maska e molotovë në to, në anën tjetër, nuk mund t’i fshehë as mbulojë asnjë kryetar a nënkryetar”, ka thënë Shala përmes një reagimi dërguar mediave.
Përpjekja për t’i vënë maskat në kokë, për t’i kthyer molotovët në rrugë, përpjekja për ta marrë me dhunë pushtetin nga kryeqyteti, sipas Shalës, “është dhe do të jetë e papranueshme, sot e gjithë ditën”.
“Nuk mund ta fshehë udhëheqjen e çoroditur tash e tri vjet në Prishtinë asnjë paraqitje në emër të asnjë “kauze”. 7 drejtorë të dorëhequr a të përjashtuar nga funksionet e tyre ekzekutive, 15 milionë të humbur dhe mbi 30 milionë të bartur nga viti në vit, nuk kanë të bëjnë me asnjë politikë a “kauzë”, përveç nxitjes dhe përpjekjeve për mashtrim, dështimit total në qeverisjen e kryeqytetit”, ka përfunduar asamblisti i LDK-së, Flamur Shala.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...