Foto: Koha

Granti qeveritar ia shkurton buxhetin Prishtinës për afro 4 milionë euro

30 Gusht 2016 - 08:52      

Komuna e Prishtinës do të ketë rreth 4 milionë euro më pak buxhet në arkën vjetore të 2017-s, në krahasim me vitin paraprak.

Kështu ka vendosur Ministria e Financave, e cila menaxhon buxhetin e shtetit dhe ndan shumën e arkës vjetore për secilin institucion publik, qendror dhe lokal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministria ka konfirmuar për “Kohën Ditore” se buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2017 do të jetë rreth 62 milionë euro.

Përderisa në vitin 2016 komuna më e madhe në Kosovë ka pasur buxhetin rreth 65.883 milionë euro.

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë deklaruar se nuk pajtohen me shkurtimet buxhetore që do t’ua bëjë niveli qendror, për arsye se ajo ka nevojë për rritje të buxhetit. ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...