29 Gusht 2016 - 10:30
Krejt kjo për shkak të fluksit të madh të konsumatorëve për ta shfrytëzuar të drejtën ligjore që të përfitojnë nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, në kuadër të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, i cili do të shfuqizohet pas pesë ditëve, transmeton Koha.net.
Ua kujtojmë sërish që nga falja e borxheve për ujësjellës dhe kanalizim për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e tetë komunave , ata të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të këtij institucioni, me kusht që borxhet nga data 1 janar 2009 e deri më 31 dhjetor 2014 të paguhen (bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike).
Ju që do të përfitoni nga falja e borxheve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit (amvisëri e biznese) për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, nëse lidhni marrëveshje me KUR “Prishtina” sh.a. për riprogramim borxhi dhe nuk i përmbaheni në përpikmëri kësaj marrëveshje, atëherë ne obligohemi që t’ju vendosim sërish në listën e borxheve, duke iu bërë obligues për të gjitha borxhet deri më 31 dhjetor 2008, çdoherë duke u bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.
Ftojmë të gjithë konsumatorët ( përfituesit e faljes së borxheve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit ) të vijnë me kërkesat e tyre në KUR “Prishtina”, në secilën komunë veç e veç, sepse kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...