29 Gusht 2016 - 09:50
Shoqëria civile ka tërhequr vërejtjen se mësimi gjithëditor mund të konsiderohet efektiv vetëm nëse kanë përfitime fëmijët dhe ajo çka u ofrohet nxënësve të ndikojë në ngritje të suksesit e mbi të gjitha të jetë e pëlqyeshme nga vetë fëmijët, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në të kundërtën ky proces më shumë mund të sjellë kokëçarje sesa dobi. Por, drejtoresha e Arsimit e Prishtinës, Arbërie Nagavci, i ka thënë KD-së se mësimi gjithëditor ka dhënë efekte pozitive, sado që ato nuk janë shumë të mëdha.
Komuna e Prishtinës ia ka konfirmuar KD-së se mësimi gjithëditor do të nisë edhe në tri shkolla të tjera: në SHF- "Emin Duraku" ( ku do të kalohet në mësim në një ndërrim nga dy ndërrime sa kanë qenë deri tashti) dhe në "Pjetër Bogdani" të Prishtinës, si edhe në shkollën "Ganimete Tërbeshi", në Llukar.
Ndërsa, deri tashti pjesë e projektit pilot për mësimin gjithëditor kanë qenë tri shkolla të tjera fillore :“Modeli”, “Afrim Gashi” dhe “Faik Konica” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...