Foto: Koha

Kundërshtohet zgjerimi i hyrje-daljeve të Prishtinës [video]

27 Gusht 2016 - 21:22      

Ka kohë që ka nisur zgjerimi i rrugës që lidh Prishtinën dhe Fushë Kosovën, derisa edhe në hyrje të tjera të kryeqytetit, priten projekte të tilla.

Një i ngjashëm do të bëhet në drejtim të hyrjes nga Podujeva në Prishtinë, si dhe një tjetër në pjesën e “Veternikut”, raporton KTV.

Me këto investime, parashihet që të eliminohen tollovitë në komunikacion.

Por, ekspertët e sigurisë e shohin si të paarsyeshëm dhe të rrezikshëm, zgjerimin e
rrugëve nëpër hyrje të Prishtinës.

Profesori Nol Dedaj, thotë se zgjerimi që po bëhet në rrugën Fushë Kosovë - Prishtinë, mund të jetë shkaktar i aksidenteve, pasi, sipas tij, Ministria e Infrastrukturës nuk e ka bërë studimin e fizibilitetit

Sipas Dedajt, zgjerimi i rrugëve gjithmonë duhet të ketë një arsyeshmëri teknike dhe ekonomike.

Por, kështu nuk mendojnë qytetarët, pasi sipas tyre, me zgjerimin e rrugëve në hyrje të kryeqytetit nuk do të ketë tollovi në komunikacion.

Edhe Komuna e Prishtinës e mbështet këtë projekt të Ministrisë së Infrastrukturës, duke e cilësuar si të nevojshëm për kryeqytetin.

Madje, projekte të zgjerimit të rrugëve në hyrje të Prishtinës, komuna planifikon të nisë shpejt edhe në pjesën e “Veternikut”.

Në Ministri thonë se për zgjerimin e këtyre rrugëve është bërë studimi i fizibilitetit.

Projekti për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Fushë Kosovë ka kushtuar rreth 700 mijë, derisa ai për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, ende është në procedura të tenderimit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...