Dega e PDK-së në Prishtinë nuk di asgjë për padinë ndaj Shpend Ahmetit

27 Gusht 2016 - 15:16      

Dega e PDK-së në Prishtinë nuk di asgjë për padinë e përgatitur ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Portali Koha.net ka pyetur për komente shtesë, kryetarin e Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelajn, por ai ka thënë se komunikata për padinë ndaj Ahmetit nuk është përgatitur nga dega që ai e drejton, mirëpo ka shtuar se kjo mund të jetë nga niveli qendror i PDK-së dhe se ai nuk është në dijeni për këtë.

“Komunikata nuk buron nga Dega e Prishtinës që e drejtoj unë, mirëpo mund të jetë nga niveli qendror i PDK-së, por unë nuk jam në dijeni për këtë”, ka thënë Çelaj, i cili nuk deshi të thoshte më shumë për këtë komunikatë.

PDK, sipas komunikatës që u është dërguar medieve me logon e saj, ka përmendur katër fakte për ngritjen e padisë ndaj kryetarit Ahmeti.

1. Shpend Ahmeti dhe të tjerët, me punësimin joligjor të mbi 250 militantëve kanë kryer vepër penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare.

2. Shpend Ahmeti ka kryer vepër penale të ushtrimit të ndikimit joligjor.

3. Shpend Ahmeti në këtë mënyrë ka privuar të tjerët nga mundësia e barabartë.

4. Shpend Ahmeti dhe të të tjerët kanë kryer vepër penale të marrjes së mitos për këto punësime. Ka ardhur koha që kryetari i kryeqytetit të përballet me shkeljet e shumta ligjore dhe mos të vazhdojë punën edhe më tutje si kryetar i arsyetimeve dhe i rrjeteve sociale. Prishtina ka nevojë për një kryetar që punon e jo për një kryetar që tërë mandatin qëndron duke u ankuar dhe duke e mbajtur peng zhvillimin e Prishtinës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...