27 Gusht 2016 - 13:39
PDK në komunikatën për media ka thënë se këto punësime paraqesin favorizime të përkatësisë partiake dhe janë shkelje e rëndë ligjore. Komuna e Prishtinës, sipas PDK-së, në vend të punësimeve sipas ligjit dhe meritokracisë, është shndërruar në vatër të nepotizmit politik dhe familjar.
“PDK ka mbledhur dokumentacionin e plotë zyrtar për këto keqpërdorime flagrante, prandaj bëjmë me dije opinionin publik se në fillim të javës së ardhshme, Grupi i kuvendarëve komunalë të PDK-së në Prishtinë do të ngre kallëzim penal në Prokurrinë Speciale ndaj Shpend Ahmetit dhe krerëve të tjerë bashkëpjesëmarrës në ndërmarrjen e tyre inkriminuese”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
PDK-ja ka përdorur katër fakte për të ngritur padi ndaj Shpend Ahmetit:
1. Shpend Ahmeti dhe të tjerët, me punësimin joligjor të mbi 250 militantëve kanë kryer vepër penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare.
2. Shpend Ahmeti ka kryer vepër penale të ushtrimit të ndikimit joligjor.
3. Shpend Ahmeti në këtë mënyrë ka privuar të tjerët nga mundësia e barabartë.
4. Shpend Ahmeti dhe të të tjerët kanë kryer vepër penale të marrjes së mitos për këto punësime. Ka ardhur koha që kryetari i kryeqytetit të përballet me shkeljet e shumta ligjore dhe mos të vazhdojë punën edhe më tutje si kryetar i arsyetimeve dhe i rrjeteve sociale. Prishtina ka nevojë për një kryetar që punon e jo për një kryetar që tërë mandatin qëndron duke u ankuar dhe duke e mbajtur peng zhvillimin e Prishtinës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...