26 Gusht 2016 - 19:28
Ndërkohë, ish-drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Vlora Dumoshi, ka deklaruar se me qellim Komuna e Prishtinës po e lë të shkatërrohet objektin më të vjetër në qytet, duke hedhur poshtë pretendimet e tyre për krim ekonomik gjatë restaurimit.
“Restaurimi i Xhamisë së Çarshisë ka nisur në vitin 2011, kur Prishtina udhëhiqej nga Isa Mustafa. Por, punimet u ndërprenë në 2013-ën, kur në pushtet erdhi Shpend Ahmeti. Bazuar në deklaratën që ka dhënë për KTV-në, ish-drejtori i Institutit për Mbrojtën e Monumenteve, Agim Gërguri, arsyet e ndërprerjes së punimeve ishin financiare. Sipas tij, duhet edhe 23 mijë euro deri në përfundimin e punimeve. Por komuna e Prishtinës është e vendosur të mos e ndajë as një cent, pasi sipas tyre gjatë punimeve këtu është kryer krim ekonomike, pasi thonë komuna dha 562 mijë euro për restaurim duke paguar punimet e njëjta disa herë”
Pretendimet e Pacollit i ka hedhur poshtë ish-drejtoresha e kulturës, Vlora Dumoshi, e cila e ka fajësuar udhëheqësinë e tanishme të Komunës së Prishtinës, se qëllimisht ka e neglizhuar këtë projekt.
“Problemet kanë lindur nga fakti se udhëheqësia e re e Komunës së Prishtinës nuk ka qenë e interesuar t’i vazhdojë projektet, të cilat kanë qenë në përfundim e sipër, e në veçanti kur është fjala për Xhaminë e Çarshisë, si objekti me rëndësinë më të madhe të trashëgimisë kulturore në Kosovë, e cila mendohet të jetë një nga të parat në Kosovë dhe një nga të rrallat në botë që ka kulmin e minares të punuar me gurë. Ironia më e madhe është se sot ajo ka mbetur si gërmadhë, sepse nuk janë siguruar edhe 25,000€, me të cilat ka mundur të realizohet ruajtja e objektit dhe funksionalizimi i tij. Komuna jep 50,000€ pa asnjë procedurë ligjore për një koncert 2-orësh, kurse nuk gjen disponim që të bisedojë me udhëheqësit e IKMM-së për mbrojtjen e Xhamisë.”
Ndërkohë, Pacolli, përveç tjerash, ka theksuar se pavarësisht që zyrtarët e atëhershëm të Komunës së Prishtinës kanë nënshkruar 4 kontrata për këtë restaurim, asnjëherë nuk i kanë mbikëqyrë punimet.
Por Dumoshi ka sqaruar me detaje se përse ka lidhur 4 kontrata, duke theksuar se marrëveshjet ishin ligjore.
“Me Institutin janë bërë katër marrëveshje, që kanë pasur për qëllim mbrojtjen e vlerave të kësaj xhamie, kthimin në pamjen fillestare të saj dhe konservimin. Sipas projektit të dorëzuar, marrëveshja e parë e ka pasur shumën prej 80,000€ për tri fazat. Marrëveshja e dytë 250,000€ për zbatimin e projektit të konservimit. Ndërsa marrëveshja e tretë është në shumë prej 100.000€ për përfundimin e projektit të konservimit. Kurse kontrata e katërt e destinuar për punët, të cilat nuk kanë arritur të parashihen nga IKMM-ja, në vlerë prej 132.000 eurosh. Në rastin e Xhamisë së Çarshisë, gjatë restaurimit, janë zbuluar pikturat në mure, të cilat është dashur të restaurohen. Çdo transfer është realizuar në bazë të raporteve të IKMM-se. Punët i ka kryer instituti, i cili edhe ka raportuar lidhur me shpenzimin e mjeteve,” ka deklaruar Dumoshi.
Edhe ish-drejtori i Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve, Agim Gërguri ka referuar që përgjigjja të kërkohet në Komunën e Prishtinë.
“Donatorë për konservimin dhe restaurimin e Xhamisë së Çarshisë kanë qenë Komuna e Prishtinës dhe ata e kanë ndërprerë punën, andaj ata edhe e kanë përgjigjen pse i kanë ndërprerë. Unë nuk jam në rrjedha të kësaj ngjarjeje, prej se është ndërprerë puna. Është biseduar për vazhdimin e punëve mes meje dhe dy personave nga Bashkësia Islame, ku kanë kërkuar të dinë se sa kushton vazhdimi i restaurimit vetëm i pikturave brenda xhamisë dhe unë u kam caktuar një çmim dhe prej atëherë më nuk më kanë kontaktuar dhe nuk di ku ka mbetur puna”, ka deklaruar Agim Gerguri për KTV-në.
Në anën tjetër, drejtori aktual i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve, Alban Bakija, ndonëse ka potencuar se xhamia ka mbetur ashtu për shkak të neglizhencës, nuk ka dashur të flasë për këtë, me arsyetimin se nuk ka kohë dhe për faktin se nuk ishte në këtë post në kohën kur filloi projekti.
Vazhdimin në restaurimin e Xhamisë e sheh si të domosdoshëm edhe Bashkësia Islame e Kosovës, e cila madje ka ngritur shqetësimet se ajo po shfrytëzohet për aktivitete kundërligjore, dyshime të cilat u konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...