Vetëvendosje përkrah fuqishëm punën e Ahmetit në kryeqytet

23 Gusht 2016 - 17:16      

Lëvizja Vetëvendosje, në mbledhjen e sotme të Kryesisë, i ka dhënë mbështetje kreut të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për punën e tij në kryeqytet.

Vetëvendosje, përmes një komunikate për media, ka thënë se me afrimin e datës së protestës kundër Demarkacionit, “ndërkohë që mobilizimi qytetar po rritet, sigurisht, edhe propaganda e pushtetit që mbështetet në gënjeshtra është intensifikuar”.

“Ndërkohë që përgjimet e skandalit “Pronto” po e demaskojnë e po i heqin dilemat edhe tek ata pak njerëz që kishin ende dyshime mbi këtë pushtet kriminal, partitë e koalicionit për kapjen e shtetit kanë filluar një fushatë shpifëse kundër qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës. Sa më e qartë që duket situata për qytetarët, aq më shumë nevojë për gënjeshtra e mjegull ka ky pushtet”, thuhet në këtë deklaratë.

“Kësaj radhe, LDK e PDK kanë hedhur një sërë shpifjesh mbi gjoja punësimet e paligjshme nga Kryetari i Prishtinës z. Shpend Ahmeti. Tash që të pabërat u kanë dalë për fushe, nuk mund të thonë më se nuk e meritojnë epitetin “Pronto”, por e vetmja mënyrë e tyre për tu mbrojtur është duke thënë se të gjithë janë si ne. Shpifjet që po i bazojnë në falsifikime listash u demaskuan shumë shpejt nga vetë personat e angazhuar nga Komuna”, theksohet më tej.

Vetëvendosje e inkurajon kryetarin e Prishtinës që “të vazhdojë me projektet zhvillimore dhe punën transparente”, duke e siguruar po ashtu se “në këtë betejë kundër zhvatësve të klanit “Pronto” gëzon mbështetjen e mbarë anëtarësisë së Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe të gjithë qytetarëve që duan ndryshime në Kosovë”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...