Në Prishtinë 120 gra bënë skriningun e kancerit të qafës së mitrës

23 Gusht 2016 - 10:43      

Prishtinë, 23 gusht – Pilot-projekti për kryerjen e Pap-testeve pa pagese me qëllim të skriningut të kancerit të qafës së mitrës vazhdon të implementohet në Komunën e Prishtinës. Që nga lansimi i këtij pilot-projekti, në korrik e deri më tani, më shumë se 120 gra janë kontrolluar pa pagese dhe kanë bërë Pap-testin në njërën nga tri qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë.

Pilot-projekti synon kontrollimin e 2,000 grave e vajzave të moshave 25 deri në 50 vjeç , me përparësi për rastet sociale, deri me datën 30 nëntor 2016. Ky pilotim paraqet një mundësi shumë të mirë për kontrollin dhe parandalimin e kancerit të qafës se mitrës, i cili është kanceri i dytë më i përhapuri tek gratë. Skriningu cervikal mundëson zbulimin e hershëm të qelizave jonormale dhe si rezultat trajtimin e suksesshëm të tyre.

Në vazhdën e këtij pilot-projekti, të gjitha gratë dhe vajzat nga Komuna e Prishtinës ftohen të kryejnë Pap-testet pa pagese në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare tek Qafa, Qendrën e Mjekësisë Familjare 5 në Ulpianë apo edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare 6 në Kodrën e Diellit. Të gjitha materialet informuese tashmë ndodhen në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë ku mund të orientohen për termine. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...