PDK: Militantët e punësuar të VV-së në Prishtinë shfrytëzohen për aksione në shkatërrim të kryeqytetit

21 Gusht 2016 - 11:43      

Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Prishtinë ka kërkuar nga Prokuroria që të marrë raportin e Auditorit të Përgjithshëm dhe Raportin e Buxhetit 2015 të Prishtinës dhe të fillojë hetimet për punësime të jashtëligjshme me kontratë mbi vepër.

Në konferencë për medie të kësaj dege, sekretari Bujar Cakolli, ka thënë se Komuna e Prishtinës është mbushur me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i shfrytëzuar ata për të shkatërruar kryeqytetin, transmeton Koha.net.

“Me qindra militantë janë punësuar dhe ata shfrytëzohen për të zhvilluar aksione anarkiste të kësaj lëvizje për të shkatërruar kryeqytetin”, ka thënë Cakolli, teksa ka shtuar se numri i të punësuarve me kontratë mbi vepër është 276 nga rreth 700 të punësuarit e Komunës.

Këtë ai e ka bazuar në raportin për vitin 2015 të Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës dhe në raportin e Buxhetit të Komunës për vitin 2015, kur të ky i fundit, sipas Cakollit, ka pasur tejkalim të mjeteve të parashikuara.

“Në raportin e Auditorit Gjeneral është gjetur që Komuna e Prishtinës ka 276 militantë të jashtëligjshme me kontratë mbi vepër, për këto kontrata komuna ka shpenzuar 463.849 euro.. Kurse në raportin e Buxheti të Komunës për vitin 2015, te shpenzimet e kontraktuara kanë qenë të planifikuara 180 mijë euro, kurse janë shpenzuar 1 milion e 20 mijë euro”, ka shtuar Cakolli, duke thënë se shpenzimi i këtyre mjeteve dyshohet se është bërë që të financohen “aksionet anarkiste të Vetëvendosjes”.

PDK ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës të dijë se ku kanë shkuar ato mjete dhe sa është numri i të punësuarve në këtë formë edhe këtë vit, ngaqë sipas tyre ky veprim po vazhdon.

Në fund ata kanë thënë se Prishtina duhet të qeveriset nga prishtinasit, e sipas PDK-së, kryeqyteti më së paku qeveriset nga qytetarët e tij.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...