Foto: Koha

Ujërat nëntokësore rrezikojnë shembjen e shtëpive në Llukarë [video]

20 Gusht 2016 - 19:23      

Tri familje në fshatin Llukarë të komunës së Prishtinës janë në rrezik nga shembja e dheut.

Familjarët thonë se si pasojë e ujërave nëntokësore edhe njëra shtëpi është duke u rrëzuar dhe përbën rrezik për vetë banorët por edhe të kalimtarëve të rastit, raporton KTV.

Agim Azemi, pronar i kësaj shtëpie fajëson komunën, që sipas tij, nuk ka ndërmarr asgjë në lidhje me këtë.

Edhe banorët e tjerë thonë se si pasojë e këtyre ujërave është formuar një gropë e madhe e cila përbënë rrezik për vet ata.

Komuna për rrëshqitjen e dheut fajtor i benë vetë banorët.

Në komunën e Prishtinës thonë se këtyre familjeve u është ofruar ndihmë por ata nuk kanë pranuar.

Tahiri thotë se në atë vend është konstatuar se është shumë rrezik për të banuar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...