Foto: Koha

“Ahmeti duhet ë sqarojë rreth TIKA-s“

19 Gusht 2016 - 13:44      

Publicisti Halil Matoshi, në një postim në Facebook, nga kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka kërkuar të sqarojë se çfarë vërtetë ka ndodhur në shkollën fillore “Elena Gjika” që është rinovuar nga agjencia turke TIKA, transmeton Koha.net.

Matoshi ka kërkuar që të tregohet ç’është bërë me portretin e Skënderbeut dhe cili është vërtet misioni i TIKA-s, pasi, sipas tij, “nuk mund të jemi edhe lypës edhe zgjedhës”.

Ai ka shkruar në Facebook:

“Shpend Ahmeti duhet me e sqaru cashtjen e TIKA-s: E hoqen apo jo Skenderbeun?
TIKA asht pjese e qeverise turke. Po ndihmon Kosoven ne shume fusha me pare e pune.

Natyrisht qe kur ajo kryen nji sherbim le edhe gjurmen (firmen) e saj. Kete here ne shkollen “Elena Gjika” paska vendos ore me flamurin turk me te dhanat e korporates turke.

Kjo bani shume buje, sepse nji qytetar paska thane se qenka heq portreti i Gjergj Kastriotit me u vendos oret!?

Nji zyrtar komunal (Erzen Vraniqi) e demantoi kete. Tha se ne klasa nuk ka pase portret te Skenderbeut por vetem ne sallen e arsimtareve dhe ai nuk asht prek - qendron ary ku ishte!?
Cila asht e verteta?

Nese Skenderbeu nuk asht heq atehere me turqit e TIKA-s jemi ne rregull, sepse nuk ka hem lyps hem zgjedh's...

Ne po i duem paret e sherbimet e turqve ama simbolet s'po ua durojme dot!
Kjo nuk shkon.

Une per veti u kisha thane: Jo faleminderes!

Nuk jemi n'zor per Ju, se po na dalin fjale masanej...

Nese vertetohet se Gjergjit i asht lënë veni, atehere TIKA duhet te percillet ne shtepi me nji falemnderim dhe buzeqeshje!

Kurgja kerkujt.

P.S.

Shpend Ahmeti duhet me e sqaru cashtjen e TIKA-s: E hoqen apo jo Skenderbeun?, qe mos me u lane hapsine me u spekulu ne publik... Se do do vene e shfrytezojne fukaralakun e tjetrit per me e shtri ndikimin e vet mbi te.

Pra TIKA nuk asht kallxu modeste ne “nenshkrimin” e saj!” 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...