TIKA ka mbuluar me gurë kalldrëmin e mjeshtërve shqiptarë

19 Gusht 2016 - 10:03      

Organizata qeveritare TIKA edhe më herët ka bërë veprime kundërthënëse me investime.

Në korrik të vjetëm organizata TIKA – që po rinovonte Xhaminë e Jashar Pashës ka hasur në kalldrëm të stilit shqiptar që pas pushtimit të Perandorisë Osmane njihej si “arnaut kalldrëm”, shkruan sot “Koha Ditore”. Por, i tëri është mbuluar me gurë katërkëndësh që ngjajnë me ata të Xhamisë së shekullit XV.

Asokohe gazeta nuk ishte lejuar as ta fotografonte rrugën që është rreth 20 metra e gjatë dhe rreth 3 e gjerë. Në atë kohë punëtorët e kësaj agjencie kishte nisur mbulimin e rrugës. Një gjë e tillë ishte bërë me lejen e Ministrisë së Kulturës përderisa nga disa ekspertë të fushës ishte cilësuar si dëmtim i trashëgimisë autoktone kulturore.

Marrëveshjen për ta ekspozuar një pjesë të kalldrëmit e kishte konfirmuar edhe vetë TIKA nëpërmjet një reagimi ndaj raportimit të gazetës asokohe. Në reagimin e TIKA-s drejtuar gazetës shkruhej se “është një rrugë prej së cilës më herët janë larguar një numër i konsiderueshëm i gurëve dhe është një rrugë e natyrës jocilësore, e cila nuk mund të përshkruhet si ‘arnaut kalldrëm’”. Por kjo agjenci kishte pranuar se marrëveshja ishte që një pjesë të ekspozohet.

“Në konsultim me Ministrinë e Kulturës është vendosur që një pjesë e gurëve të kësaj rruge të zbuluar të largohen në atë mënyrë që ato prapë të përdoren për ekspozim në nivelin e ri të rrugës”, shkruhej në reagimin e datës 28 korrik të vitit të kaluar. Por kjo s’është respektuar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...