18 Gusht 2016 - 20:28
Kjo agjenci, në reagimin vet ka theksuar se me anë të donacionit të TIKA-s është realizuar renovimi dhe furnizimi me mobilie të disa nga klasave të kësaj shkolle (dhoma mësimi) në shkollën Elena Gjika. Këto punime të renovimit dhe inventarizimit të gjerë janë kryer nga kompanitë Kosovare dhe nga punëtorë shqiptarë Kosovarë.
Në vend se të vendosen tabela me mbishkrime se renovimi dhe inventarizimi i këtyre klasave janë bërë falë donacionit të Agjencisë sonë, vlerësuam sedo të ishte më e përshtatshme vendosja e orëve me mbishkrim e cila do të kishte edhe funksionalitet dhe për dobi të nxënësve dhe mësimdhënësve. Në këto orë është vendosur stema (logo) e institucionit tonë e cila përfshinë edhe hënën dhe yllin pjesë të cilat përfshihen edhe në flamurin e Turqisë.
Në këto klasa, thotë reagimi i TIKA-s, nuk bëhet fjalë për largimin e qëllimshëm të portretit të Skënderbeut dhe shton se para fillimit të punimeve në to as që ekzistonte portreti i Skënderbeut.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...