18 Gusht 2016 - 19:14
Mehmetaj thotë se arsimtarët kanë paralajmëruar protesta. “Profesorët e shkollës fillore kanë reaguar ashpër kundër këtij përdhunimi të shkollës shqiptare në Kosovë, ata kanë kërcënuar se do të bëjnë protesta dhe nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që të futen fëmijët në paralelet, ku është hequr portreti i Skënderbeut dhe është vënë flamuri turk”.
Por drejtori i kësaj shkolle Osman Vitia e mohon këtë gjë, duke thënë se nëpër klasa nuk ka pasur portret të Skënderbeut.
Organizata qeveritare turke “Tika” ka rinovuar shkollën, duke investuar rreth 100 mijë euro dhe, sipas Vitisë, orët janë dhuratë si shenjë që kjo organizatë ka investuar në këtë shkollë. Sipas Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, nuk lejohet reklamimi i asnjë kompanie nëpër shkolla.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...