Në Prishtinë rrënohet aneksi pa leje i shtëpisë

18 Gusht 2016 - 15:06      

Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës po vazhdon me punët e përditshme në terren, duke evidentuar parregullsi dhe duke ndërmarrë masa në secilin rast.

Inspektorët nga sektori i ndërtimit kanë evidentuar ditë më parë ndërtimin pa leje të një aneksi të shtëpisë në “Lagjen e Profesorëve”. Palës i është lënë thirrja për paraqitje në Inspeksion, dhe pasi nuk është përgjigjur, i është lënë aktvendimi përmes të cilit urdhërohet që menjëherë të fillojë rrënimin e aneksit përkatës, dhe ta kthejë hapësirën në gjendjen e mëparshme.
Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, Drejtoria e Inspeksionit ka ndërmarrë sot aksion duke e penguar degradimin e mëtutjeshëm dhe duke rrënuar atë aneks, ashtu siç do të veprojë në secilin rast ku ka shkelje të tilla, thuhet në njoftimin e Komunës për këtë rast.

Në njoftimit nuk përmendet se kush është pronari i aneksit pa leje, që u rrënua sot.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...