Çerdhja e parë me bazë në komunitet në Prishtinë, feston përvjetorin me Ahmetin

17 Gusht 2016 - 15:29      

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot mori pjesë në përvjetorin e parë të çerdhes për fëmijë “Botanika”, çerdhes së parë me bazë në komunitet në Prishtinë

Në një njoftim për media bëhet e ditur se kryetari Ahmeti, me këtë rast përshëndeti fëmijët dhe edukatoret e këtij institucioni, duke iu uruar edhe shumë përvjetore tjera të suksesshme.

Ndërkaq, drejtoresha e çerdhes, Kadrie Asllani, tha se në këtë çerdhe po vazhdon të bëhet punë e mirë në edukimin e fëmijëve dhe se tani çerdhja ka 75 fëmijë nga 9 muaj deri në 6 vjeç, për të cilët kujdesen 13 edukatore.

“Botanika” është çerdhja e parë me bazë në komunitet dhe që nga hapja e sa janë hapur edhe katër të tjera, ndërsa tri janë në ndërtim e sipër. Këto çerdhe udhëhiqen nga këshilli i prindërve të lagjes, ndërkaq Komuna e Prishtinës përveç që i ka ndërtuar, adoptuar dhe furnizuar objektet, i subvencionon prindërit me të ardhura nën 1000 euro me 50% të kostos, thuhet sipas njoftimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...