17 Gusht 2016 - 11:26
Biblioteka e re e kryeqytetit “Hivzi Sylejmani” përfundimisht do të hapet këtë muaj, merr vesh KultPlus.
Pas 5 vjet zvarritjeje, ky objekt që gjendet në lagjen Dardania do të hap dyert për lexuesit në fund të muajit gusht. Kështu konfirmojnë zyrtarët komunal të Prishtinës sipas të cilëve, godina e re do të ketë kushte dhe hapësirë të mjaftueshme për lexim.
Drejtoi i ri i Kulturës në komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja, ka deklaruar se arsyet e vonesës së punimeve në këtë objekt kanë qenë kryesisht teknike për shkak të disa problemeve me ashensorë dhe tualete. Ai ka deklaruar se përurimi është çështje ditësh derisa ka njoftuar për përfundimin e procesit të bartjes së librave nga objekti i vjetër, që kishte nisur nga muaji prill.
Librat janë radhitur sipas standardeve bibliotekare të klasifikimit. Në bodrum janë të vendosura gazetat dhe revistat në katin përdhes janë radhitur librat për fëmijë nga para shkollorë deri në klasën e nëntë . Në katin e parë është fondi librave për të rritur ndërsa në katin e dytë fondi i librave shkencorë.
Biblioteka e Prishtinës “Hivzi Sylejmani” ishte themeluar në vitet e 40’. Objekti i saj i vjetër gjendet në rrugën “UÇK” i cili tashmë do të ruhet si objekt i trashëgimisë kulturore, dhe nuk do të funksionojë si bibliotekë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...