15 Gusht 2016 - 21:13
Ai thotë se ka shumë çfarë t’i ofrojë këtij institucioni, ndaj dhe ka vendosur që ta provojë sërish fatin për ta udhëhequr atë.
Beka numëron një varg prioritetesh që thotë se mund t’i përfundojë për 4 vitet e ardhshme.
Beka i është nënshtruar intervistimit dhe pret vendimin e komisionit, por thotë se shpreson që përgjithësisht Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Ministria e Arsimit të ofrojnë më shumë mbështetje për udhëheqësit e shkollave.
Ministria e Arsimit, kriter kryesor për zgjedhjen e drejtorëve e ka caktuar përfundimin e trajnimit për udhëheqje mësimore.
Por, Drejtoria Komunale e Arsimit e ka zbutur këtë kusht, pasi një numër i madh i konkurrentëve nuk e kanë ndjekur këtë trajnim.
8 shkolla fillore dhe 2 të mesme presin që të bëhen me drejtorë të rinj.
Konkursi ka dështuar në herën e parë, pasi siç thonë nga komuna e Prishtinës, nuk ka pasur shumë konkurrentë për këtë pozitë.
E, ndërkaq nga 30 prilli, 10 shkolla të Prishtinës funksionojnë me ushtrues detyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...