“Ditët e Diasporës” për herë të parë edhe në fshatrat e Gallapit

15 Gusht 2016 - 15:39      

Në kuadër të manifestimit“Ditët e Diasporës” për herë të parë u organizua aktiviteti për nder të takimeve me bashkatdhetarë të fshatrave Dushkajë (ish-Dabishec), Gjelbrishtë dhe Murrizajë të Gallapit.

Për dy ditë rresht u organizuan aktivitete të shumta nga fusha e kulturës, artit, sportit dhe garat tradicionale me pjesëtarë të diasporës nga kjo trevë, transmeton Koha.net.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ministri i Diasporës, Valon Murati, i cili në fjalën përshëndetëse i falënderoi organizatorët dhe të pranishmit, të cilët kishin ardhur me qindra për këto takime.

“Prania juaj në numër kaq të madh tregon përkushtimin tuaj për të qenë së bashku në festën ‘Ditët e Diasporës’. Përmes këtyre manifestimeve, po mundohemi të kontribuojmë në ruajtjen e identitetit, si dhe t’ju ofrojmë një laramani të aktiviteteve, për t’ju treguar se jeni pjesë e atdheut”, tha ministri Murati.

Dita e parë ishte e mbushur me aktiviteteve kulturore, poetike dhe program artistik. Ky program filloi me nderimin e dy dëshmorëve të kësaj ane, Azem Babiqi dhe Sali Matoshi, ndërkaq dita e dytë u shënua me plot aktivitete në disiplina të ndryshme sportive, si vrapim, futboll, boks, shah, hedhje e gurit etj.

Ky aktivitet, i cili u mbështet nga Ministria e Diasporës dhe Komuna e Prishtinës, duke u bazuar në interesimin e madh të pjesëmarrësve, mëton të bëhet tradicional. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...