Komuna vendos në shtator për tokën në shfrytëzim për ambasadën shqiptare [video]

14 Gusht 2016 - 19:27      

Ndërhyrja e kreut të ekzekutivit, Isa Mustafa, ka zbutur qëndrimet e asamblistëve të partisë që ai e drejton, LDK, rreth parcelës për ndërtimin e ambasadës së Shqipërisë.

Seanca e thirrur në maj nga Komuna e Prishtinës, për ndarjen e parcelës për Ambasadën shqiptare, e cila me një vendimi të 2007-s i ishte dhënë në shfrytëzim LDK-së, ishte bojkotuar nga dy subjektet opozitare në kryeqytet, LDK dhe PDK.

LDK-ja në atë kohë e kishte të paqartë se pse pikërisht ishte përzgjedhur kjo parcelë.

Tashmë kjo parti thotë se janë të gatshëm të votojnë pro, nëse hidhet në votim vetëm gjysma e parcelës.

Por për Komunën ajo parcelë, është tokë publike komunale dhe si e tillë, është propozuar t’i ndahet ambasadës.

Në anën tjetër, PDK-ja insiston se nëse propozimi për ndarjen e parcelës nuk është në pajtim me ligjin, do të vazhdojë të jetë kundër.

Parcelën aktualisht e shfrytëzon ndërmarrja “Hortikultura”.

Ndërkohë që kjo hapësirë të destinohet për ndërtimin apo jo të ambasadës shqiptare, pritet të vendoset në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal që do të mbahet në shtator.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...