12 Gusht 2016 - 14:04
Zyrtarë komunalë të Prishtinës theksuan se me përkrahjen e aktiviteteve rinore, synohet shtytja e të rinjve drejt angazhimit më të madh dhe shprehjes së talentit të tyre.
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë dhe Rini, në Komunë të Prishtinës, Besart Vllahinja theksoi se komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatat joqeveritare të të rinjve po shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë dhe se ky aktivitet i paraprinë edhe muajt të rinisë, i cili pritet të organizohet në muajin e ardhshëm që është tradicional.
Ai tha se përveç Parkour shou në sheshin “Zahir Pajaziti” po shfaqet edhe këndi i pikturës. Aktivitet tjetër po ashtu, sipas Vllahinjes për ndër të kësaj dite do të mbahet edhe në parkun Gërmia.
Pjesë e përkrahjes së këtij aktiviteti ishte e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, transmeton kp. Drejtori i departamentit të Rinisë pran kësaj Ministrie, Xhevat Bajrami tha se kjo ditë i përkushtohet të rinjve në mbarë botën dhe motoja e këtij aktiviteti i kushtohet varfërisë. Sipas tij, me përkrahjen e të rinjve synohet që këta të rinj të jenë më të përfshirë në aktivitete kulturore, sportive dhe rekreacion. “
Ndërsa, kryetari i klubit Atom3run, Berat Mavriqi tha se kanë marrë për obligim me ekzekutuar një aktivitet të sportit ‘Parkour shou’ që është sporti më i ri në Kosovë dhe me federatën më të re për shënimin e kësaj ditë për rininë. Ai tha se kjo përformancë është vështirë për shkak se kërkohet një përvojë dhe një stërvitje e mirëfilltë, por lëndime nuk ka dhe nuk është një prej sporteve ekstreme, përveç që kërkon një përkushtim më të madh.
Në këtë klub anëtarë profesional janë 20, por ky numër sipas Mavriqit është duke u rritë edhe më shumë.
Ministria e Kulturës, përveç mbështetjes së komunës së Prishtinës, po vazhdon t’i mbështes edhe disa komuna tjera në Kosovë për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...