Rrugët në kryeqytet po i ngushtojmë edhe vetë [foto]

10 Gusht 2016 - 15:22      

Jo vetëm kryeqyteti i vendit po vuan nga rrugët e ngushta. Ato, fatkeqësisht, na vetë po i bëjmë edhe më të ngushta me pakujdesinë dhe mungesën e respektimit të rregullave të komunikacionit.

Premtimet e atyre që konkurrojnë për poste kushtetore se do ta zgjidhin këtë problem sikur harrohen sa të realizojnë ambiciet. Në këtë aspekt s’ka dallime mes atyre që shkuan dhe atyre që erdhën në krye të Prishtinës. Rruga Qamil Hoxha, që komunikon me Sheshin Nënë Tereza, është dëshmi e këtij pohimi.

Ani pse anash u vendosën kunjat, tashmë të njohur si Kunjat e Shpendit, për të liruar trotuaret për këmbësorët, e as tabelat që njoftojnë ndalimin e parkimit para kafiterive, që tash kanë pushtuar gjithë hapësirën dikur të gjelbër, nuk kanë bërë punë.

Policia, që herë pas here kryen detyrën duke larguar veturat e parkuara ku e kanë të ndaluar, po ashtu nuk ka mundur ta zgjidh problemin. Shoferët e tyre shtiren sikur nuk e dinë se po shkelin rregullat e komunikacionit, derisa pinë kafe ose marrin ushqime, duke shkaktuar tollovi e pamje të shëmtuara në qytet.

Kështu është edhe në rrugët e tjera të kryeqytetit.
Fotografitë nga Rruga Qamil Hoxha flasin më shumë se ky tekst.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...