Komuna e Prishtinës liron hapësirën e uzurpuar publike në dy raste

9 Gusht 2016 - 11:01      

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, sektori i Rendit Komunal, ka ndërmarrë dy aksione të tjera që kanë të bëjnë me lirimin e hapësirës publike si dhe rrënimin e ndërtimeve pa leje.

“Me inspektimet e përditshme në terren, inspektorët kanë konstatuar se në rrugën “Nazim Gafurri”, një lokal ka shtuar pa leje një pjesë të objektit. Rasti tjetër ka të bëjë me shtrim të asfaltit në hapësirë publike, pa poseduar leje nga organi kompetent, duke dëmtuar kështu hapësirën e gjelbëruar”, thuhet në njoftimin e Komunës, raporton Koha.net.

Në të dy rastet, Inspektorët e Rendit Komunal, sipas njoftimit, kanë urdhëruar paraprakisht palët që t’i heqin të gjitha shtesat pa leje.

“Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, Drejtoria e Inspeksionit është detyruar që të intervenojë, duke e rrënuar kështu shtesën pa leje në objekt, si dhe duke liruar hapësirë publike për gjelbërim”, potencohet në njoftim. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...