8 Gusht 2016 - 09:11
Janë më shumë se 2 mijë veta që kanë kërkuar punë për këtë periudhë kohore. Por, pak nga ta kanë arritur të gjejnë një vend, qoftë punë sezonale, qoftë për një periudhë më të gjatë. Më shumë se gjysma e këtyre punëkërkuesve janë të gjinisë femërore. Krahasuar nëpër komuna, në Podujevë prin numri i femrave që kërkojnë punë.
Zëdhënësi në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Musa Demiri, thotë se numri i të papunëve mund të jetë edhe më i madh, pasi jo të gjithë të papunët janë regjistruar në këto zyra.
“Numri i punëkërkuesve të regjistruar në periudhën 01. 01. 2016 - 30. 07. 2016, që janë aktivë, në këto komuna është si vijon: Podujevë - 1474, prej tyre 1261 janë femra; Obiliq - 206, prej tyre 62 janë femra; Fushë - Kosovë - 246, prej tyre 87 janë femra dhe Graçanicë - 236, prej tyre 107 janë femra”, ka thënë Musa Demiri.
Gjithsej punëkërkues të regjistruar për këta 7 muaj në këtë katër komuna është 2,162... (më gjerësisht lexoni sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...