Foto: Koha

Keqpërdoren e uzurpohen parkingjet për persona me aftësi të kufizuara [video]

6 Gusht 2016 - 20:19      

Pos sfidave tjera, problem në vete për personat me aftësi të kufizuara mbetet mungesa e vendparkimeve të rezervuara për ta.

Sipas drejtorit të Hendikosit, Afrim Maliqi, rregullimi i këtij problemi nuk do shumë investime, vetëm planifikim të mirë. Ai thotë se aktualisht në kryeqytet nuk mund të shfrytëzojnë asnjë parking publik të rezervuar për ta, raporton KTV.

Pos që ua zënë parkingjet e rezervuara, Maliqi thotë se disa edhe ua kanë uzurpuar.
Ndërsa, në Komunën e Prishtinës thonë se në total në kryeqytet janë 35 vendparkime të rezervuara për personat me aftësi të kufizuara, të ndara sipas kërkesës, në bashkëpunim edhe me Hendikosin.

Por, sipas zëdhënëses së kësaj komune, Miranda Mullafazliu, pos sfidave infrastrukturore, tjetër sfidë mbetet mosrespektimi dhe zënia e vendparkimeve të rezervuara për persona me aftësi të kufizuara, problem ky që, sipas saj, bie në kompetencë të policisë.

Ajo zgjidhjen e problemit e sheh me funksionalizimin e Ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking”, e cila është themeluar para disa muajsh, e që sipas saj, do të funksionalizohet shumë shpejt.

Ndërkohë, edhe në Polici, këtë e konsiderojnë si dukuri shqetësuese. Por, ata thonë se nuk bëjnë kategorizim të veçantë të gjobave për këtë problem, pasi të gjitha futen në kategorinë e kundërvajtjeve në trafik.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...