Vetëvendosje: LDK ka qeverisur 15 vite si “shefi i shefave”

4 Gusht 2016 - 17:46      

Pas një komunikate nga LDK-ja ka reaguar menjëherë Lëvizja Vetëvendosje. Sipas Vetëvendosjes LDK-ja e humbi çdo argument për demarkacionin, nën panikun që do ta humbë edhe Qeverinë, dhe si rezultat i kësaj ka filluar të dalë nga kontrolli me akuza e shpifje.

Vetëvendosje thotë se për 15 vite LDK-ja ka qeverisur me krim dhe korrupsion sikur “shefi i shefave”, duke aluduar te Adem Grabovci, me të cilin janë në koalicion qendror, transmeton Koha.net.

“LDK-ja që për 15 vite ka qeverisur me krim të organizuar e korrupsion, njësoj si ‘shefat e shefave’ që i ka në koalicion, po e akuzon për korrupsion qeverisjen aktuale e cila e kanë çrrënjosur përfundimisht krimin dhe korrupsionin e kësaj partie nga Komuna e Prishtinës. Ajo madje po shpifë në mënyrën më të paskrupullt për nënkryetarin e Prishtinës, z. Dardan Sejdiu”, shkruan VV.

LDK-ja ka kërkuar që Dardan Sejdiu, sipas Vetëvendosjes, të largojë kriminelët nga Komuna e Prishtinës, por “ka harruar me qëllim që me të marrë qeverisjen, nga Komuna e Prishtinës janë larguar kriminelët që për 15 vite i kanë dhunuar e zhvatur qytetarët e Prishtinës dhe kjo komunë është shndërruar në institucionin gati të vetëm shtetëror ku kriminelë e matrapazë si ata që po e qeverisin vendin, nuk mund të kenë asnjëherë vend. LDK-ja qëllimisht ka harruar që i pari i saj, Isa Mustafa, sot e asaj dite i ka mbi 70 dosje në Prokurori, për krim e korrupsion në kryeqytet”.

Ata kërkojnë që LDK të mbajë përgjegjësi për shkatërrim ekonomik, politik e social.

“LDK-ja flet për ‘asfalt korruptiv (!)’ por harron që vetëm për 3 vite në Prishtinë është punuar e ndërtuar dhjetëra herë më shumë, me sasi e cilësi, se sa për 15 vite të qeverisjes së saj kriminale. LDK-ja shpreson që duke kërcënuar me ‘përgjegjësi ligjore’ aktivistët opozitar që e kundërshtojnë qeverinë kriminale, do t’i frikësojë qytetarët. Por ajo po harron që është një përgjegjësi pakrahasimisht më e madhe që do ta mbajë ky subjekt: përgjegjësinë historike për shkatërrimin ekonomik, politik e social që po ia bën Republikës sonë”, përfundon VV.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...