Ahmeti: Nesër do të procedojmë tre padi kundër LDK-së

4 Gusht 2016 - 17:31      

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se do të procedojë tre padi kundrejt Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ahmeti përmes një shënimi në Facebook, i ka dalë në mbrojte nënkryetarit të Komunës Dardan Sejdiu i cili u kritikua nga LDK-ja për pjesëmarrje në protestën e thirrur sot nga Lëvizja Vetëvendosje.

"Më poshtë është një komunikatë e "akademikëve" të LDK-së, e treta e këtyre ditëve të fundit e mbushur me shpifje, ofendime për neve." shkruan Ahmeti në Facebook.

Ndërsa në lidhje me Sejdiun, Ahmeti shkruan se Dardani sot me komunën ka korrur edhe një fitore. "Është personi kyç që ka punuar në projektin e autobusëve, që me ratifikimin në Kuvend po jetësohet e kjo është përgjigja më e mirë për ta", thekson Ahmeti.

“P.S. Harrova të them se ne deponojmë tre padi nesër”, shkruan në fund Ahmeti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...