4 Gusht 2016 - 13:30
Me 85 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për investime për projektin e rehabilitimit të linjës Hekurudhore 10, ka ngjallë debat mes deputetëve të VV dhe LDK-së.
Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca tha se megjithëse nuk u pëlqen ky projektligj, ata janë të shtrënguar që ta votojnë, pasi që ky është një kompromis që deputetët ta votojnë, pastaj projektligjin për trafikun urban.
Ndërsa, Ismet Beqiri tha se këtu nuk është punë kushtëzimi, por duhet të votohet diçka që është në interes të vendit.
Me 84 vota pro, një abstenim, Kuvendi miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e Trafikut Urban.
Pas përmbushjes së të gjitha kërkesave dhe procedurave ligjore, Ministri i Financave Avdullah Hoti dy muaj më parë nënshkroi marrëveshjen për Garanci Shtetërore me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me anë të së cilës mundësohet marrja e kredisë për Trafikun Urban për blerjen e 51 autobusëve.
Kjo kredi do të shfrytëzohet për blerjen e 51 autobusëve të rinj, të cilët do t’i shtohen flotës së Trafikut Urban dhe do ta ndihmojnë ndërmarrjen në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët. Ky investim pritet të përmirësojë gjendjen financiare të ndërmarrjes me flotën e re dhe moderne, por të njëjtën kohë edhe të reduktojë ndjeshëm ndotjen e ajrit në qytet, marrë parasysh që autobusët do të kenë standardin e emetimit Euro 6.
Ofrimi i Garancisë Shtetërore nga ana e Ministrisë së Financave e mundëson marrjen e kredisë dhe siguron kushte më të volitshme financiare, të cilat kthehen në periudhë i prej 12 viteve dhe normë interesi prej 1% + Euribor.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...