3 Gusht 2016 - 12:40
Shemsi Vitia nga mobilieria “Albi” është banues me qira në NTN “Tregtia” në lagjen “Mati 1” të Prishtinës, ku e ka edhe lokalin (me qira). Thotë se nuk ka nga t’ia mbajë.
“Pas reshjeve, rreth orës 20:00 asnjë pusetë nuk e ka përpi ujin. Niveli i ujit para lokalit tim ka qenë rreth 30 cm. Dy gra kanë ra në pusetë, njëra me fëmijë, njëra vetëm, se kurrgjë nuk është pa prej ujit. Asaj me fëmijë i kam ndihmua unë me dalë. Katastrofë ka qenë. Mua uji më ka hy në lokal”, tregon Shemsi Vitia për natën që ishte vërshuar nga uji kjo pjesë e Prishtinës.
Ai thotë se zyrtarët komunalë kishin qenë për të bërë një raport për dëmet që u janë shkaktuar banuesve të dy komplekseve banesore të NTN “Tregtia” në “Mati 1”.
Për t’i qarë hallet e tyre, Kryesia e lagjes “Mati 1” kanë mbajtur një mbledhje me banorë për hapat e mëtejmë. Sedat Gushlla, njëri nga katër anëtarët e Kryesisë, i ka informuar banorët që ishin mbledhur në një lokal aty afër, se kanë bërë disa kërkesa në Komunën e Prishtinës dhe te kompania “Tregtia” për të riparuar defektet në këto objekte.
Sipas tij, ata nuk janë duke kërkuar asgjë më shumë sesa obligimet që dalin nga kontrata që kanë bërë me NTN “Tregtia”.
Në fund banorët kanë marrë vendim që të kontaktojnë disa zyra ligjore për këshillim dhe mënyrën e përgatitjes së padisë kolektive në Gjykatën civile. Sipas tyre, edhe më tutje do të vazhdojë përpjekja për një takim me zyrtarët komunalë të Prishtinës, ‘Tregtisë’ dhe Kryesisë së lagjes për të gjetur një kompromis.
Shumë e-maila ishin dërguar në adresë të zyrtarëve komunalë të Prishtinës dhe atyre të kompanisë “Tregtia”. Këshilli i lagjes “Mati 1” u janë drejtuar zyrtarëve komunalë më 25.11.2015, 08.03.2016, 16.03.2016, 22.03.2016, 15.05.2016 dhe në asnjërën nuk kanë marrë përgjigje. Përgjigje kishin kërkuar edhe nga kompania “Tregtia”, por ishin ndarë të pakënaqur më atë çfarë u ishte shkruar në letrën e 23.06.2016.
KD-ja ka kërkuar përgjigje edhe nga zyrtarët e TNT “Tregtia” për problemin që kanë banorët e objektin të tyre. E kanë quajtur tendencioze paraqitjen e këtij problemi nga Këshilli i lagjes.
Në anën tjetër, zyrtarët komunalë të Prishtinës kanë thënë se çështja e pranimit teknik të ndërtesave është problem i trashëguar nga e kaluara. Zëdhënësi, Erzen Vraniqi, nuk ka thënë se në këto raste përgjegjës për sanimin e dëmeve nga vërshimet është kompania ndërtuese (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...