Komuna i cilëson ilegale grafitet e reja në Rrugën B të kryeqytetit

3 Gusht 2016 - 10:30      

Prishtinë, 3 gusht - Një pjesë e murit prej betoni në Rrugën B tashmë është mbuluar me grafite. Forma të ndryshme artistike kanë zënë vend në këtë pjesë, duke i dhënë një pamje tjetër. Iniciator i kësaj nisme ka qenë Ardin Badiviku.

Në kuadër të edicionit të parë të festivalit “P+”, i cili është mbajtur prej 21 deri më 23 korrik, me qëllim të “shkrirjes” së muzikës, teknologjisë dhe artit në një vend, ai thotë se realizimin e grafiteve e ka bërë me pëlqim të Komunës së Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Dymbëdhjetë artistë janë bërë bashkë në shpalosjen e talentit të tyre në artin e rrugës, i cili rëndom është ilegal. Thotë se miratimin ia ka dhënë tashmë ish-drejtoresha e Departamentit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prishtinës. Por nuk e ka të shkruar në letër. Është mjaftuar me konfirmim nëpërmjet telefonit.

Në anën tjetër, zyrtarë komunalë thonë se ky veprim është bërë pa leje.
“Fondi prej 50 mijë eurosh është paraparë të ndahet nga Drejtoria e Kulturës me një konkurs për murale në hapësira publike. Deri më tash ende nuk është hapur konkursi dhe asnjë mural nuk ka leje, qofshin ato vizatime apo reklama”, ka thënë Erzen Vraniqi (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...