Foto: Ilustrim

Prishtinasit ankohen për dëmet nga vërshimet [video]

2 Gusht 2016 - 19:17      

Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që rrugët të bllokohen, si dhe të gjitha lagjet të vërshohen nga uji i madh. Një ditë pas, gjendja është normalizuar por ka një numër të konsiderueshëm të ankesave për dëme materiale.

Një ditë pas katrahurës që shkaktuan reshjet e kryeqytet, niveli i ujit ka filluar të bjerë.

Zyrtarët komunalë thonë se qendra po përmbytet, për shkak se po rrjedh uji prej lagjeve në pjesët më të larta të kryeqytetit.

Ibush Kelmendi nga Drejtoria e shërbimeve Publike, tregon se menjëherë kanë
filluar ankesat e para të banorëve lidhur me dëmet e shkaktuara nga shiu.

Por, qytetarët ankohen kot, sepse komuna nuk ka buxhet.

Telashe ka pasur edhe Komuna e Fushë Kosovës, por që nuk janë shënuar shumë dëme.

Ndërsa, rajoni i Skenderajt dhe Lipjanit janë goditur nga një breshër i fuqishëm, që në masë të madhe mund të dëmtojë sektorin e bujqësisë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...