Sistemi i Hardware Prishtinës pritet të nisë edhe në qendrat tjera

2 Gusht 2016 - 13:32      

Ministri i Shëndetësisë Imet Rahmani me stafin e tij sot kanë vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, me qëllim të njohjes për së afërmi me ‘Kujdesin parësor shëndetësor’, për ‘Konceptin e mjekësisë familjare’ dhe implementimin e fazës së pilot-projektit të Sistemit informativ shëndetësor (SISh).

Ministri Rrahmani tha se po mundohen që të plasojnë të mirat dhe problemet e shëndetësisë dhe t’i bëjmë sa më transparente, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës të ia thonë realitetin për shëndetësinë. Ai tha se qëllimi i këtij takimi është që të shohin nga afër sfidat që ka kujdesi parësor në Prishtinë, duke ditë specifikat që ka Prishtina si qendër.

Rrahmani tha se në Prishtinë ende nuk kemi një spital të përgjithshëm, i cili do ofronte shërbime vetëm për qytetarët e Prishtinës. Ndërkohë që lavdëroi institucionin e mjekësisë familjare, që sipas tij po kryen punë të shumta të cilat edhe nuk do të duhej t’i bënte në këto kapacitete. Ministri përmendi sistemin e Hardware, i cili para gati tre muajve ka filluar me fazën e pilot projektit

“Qëllimi i dytë është që të shohim nga afër se sa dhe si po implementohet edhe sa po pilotohet projekti i sistemit të fundit shëndetësor, projekti i integruar elektronik. Kemi informacione edhe nga udhëheqësit tanë, por edhe nga kompania që po bënë implementimin se këtu në kujdesin parësor është duke shkuar mirë. Kemi ardhur të shohim problemet, sepse ka probleme për shkak se është në fazën e testimit dhe po vazhdojmë tutje edhe në regjionin e Prizrenit duke pasur parasysh se këto ditë kemi filluar edhe kemi hapur tenderin për shtrirjen e Hardware edhe në pjesën tjetër të institucioneve të Republikës së Kosovës. Është fjala për 70% e institucioneve të Kosovës që më herët nuk janë përfshi në shtirjen e rrjetës dhe nëse ajo bëhet shpejt. Do të fillojmë edhe në trajnimin e stafit për shfrytëzimin e këtij projekti”,tha Rrahmani.

Ai gjithashtu tha se ky proces ka disa probleme teknike ngase infrastruktura e ndërtuar më herët nuk përputhet shumë me projektin e sistemit shëndetësor, për të cilat ai tha se do të zgjidhen.

Ndërsa drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës , Arben Vitia, tha se sistemi shëndetësor informativ është në fazën e testimit, ku ka probleme të natyrës infrastrukturore, për çka po bëhet maksimumi për tejkalime të pengesave.

“Ne si komunë e Prishtinës edhe karshi Ministrisë së Shëndetësisë edhe karshi ministrit i kemi premtuar do të bëjmë maksimumin që ky sistem të realizohet sa më mirë dhe sa më korrekt për arsye që ky sistem do të na mundësoj shumë gjëra t’i kemi më të lehta në qasjen ndaj problemeve edhe në kërkesat ndaj pacienteve.

Akoma kemi disa probleme me Hardware, mungojnë disa konektor, mungojnë pjesa teknike e infrastrukturës së SISH-it, sepse nuk është infrastrukturë e cila është e bazuar edhe e ndërtuar në konceptin e SISH-it siç e paramendojmë tani. Dhe softweri i cili paraqitet tash, përveç që është pak i kompletuar është edhe problemi që problemet infrastrukturore nuk i kanë marr parasysh me kohë... Ka qenë viti 2013 kur ka ardhur Hardware, pastaj kemi pasur disa tentativa për të filluar pilot projektin, tash para dy ose tre muajsh ka filluar pilot projekti edhe po vazhdon”,tha Vitia .

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...