Stacioni i Autobusëve në Prishtinë përmes webfaqes më afër qytetarëve

2 Gusht 2016 - 12:18      

Ndërmarrja Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Prishtinë, duke parë kërkesat e vazhdueshme për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët dhe me qëllim të transparencës e llogaridhënies para organeve kompetente dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, njoftojmë opinionin e gjerë publik se N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Prishtinë, ka lansuar webfaqen në të cilën mund të merren të gjitha informatat lidhur me Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Qasja në këto informacione bëhet përmes www.stacioniautobuseve-pr.com ku ndër informacionet e tjera mund të merret itinerari i linjave ndërurbane dhe ndërkombëtare. Itinerari i linjave ndërurbane dhe ndërkombëtare është i përditësuar në baza ditore si dhe për të gjitha informacionet tjera, qytetarët mund të kontaktojnë numrat e telefonit të cilët janë në dispozicion 24/7 !

Menaxhmenti i N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SHA Prishtinë, do të vazhdojë që edhe në të ardhmen të realizojë projekte të ngjashme në bazë të interesit dhe kërkesave të qytetarëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...