1 Gusht 2016 - 19:31
130 fëmijë kalojnë pjesën më të madhe të ditës në këtë çerdhe.
Por, ambienti ku ata luajnë është larg të qenit i përshtatshëm për t’u rritur dhe edukuar.
Era e mykut dhe muret të rrjepura ishin në të gjitha dhomat e këtij kopshti.
Bëhet fjalë për kopshtin “Xixëllonjat”, i cili menaxhohet nga Komuna e Prishtinës, por ka më shumë se pesë vjet që askush nuk ka investuar asnjë
qindarkë në të.
Edukatoret, ndonëse jo para kamerave, kanë treguar se më 18 korrik kishin shkuar në pushim dhe kopshtin e kishin lënë të gatshëm për dezinfektim dhe ngjyrosje por ambientin e gjetën ashtu siç e kishin lënë, të pangjyrosur dhe të papastruar.
Komuna e Prishtinës është arsyetuar se punimet nuk u kryen gjatë kohës së pushimit, pasi patën vonesa në proceset e prokurimit.
Por, komuna është zotuar se punimet nëse ndodhin do të kryhen gjatë ditëve të vikendit, duke i siguruar prindërit se nuk do të punohet në prani të fëmijëve.
Kreu i Prishtinës ka thënë se në vazhdimësi ata po punojnë për renovimin e çerdheve në kryeqytet, ndërsa është shprehur i bindur se premtimin që çdo lagje të ketë çerdhe do ta kryejë deri në fund të mandatit.
Prishtina ka 6 çerdhe publike dhe një publiko-private, në të cilat çmimi i pagesës për fëmijë është 50 euro, si dhe katër çerdhe me bazë në komunitet, në të cilat çmimi është 100 euro me mundësi lirimi, varësisht nga pagat që marrin prindërit e fëmijës, e cila mund të zbritet deri në 50 euro.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...