Banorët e Prapashticës kërkojnë ndërtimin e një ambulance [video]

1 Gusht 2016 - 17:24      

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë aktualisht në vend, kanë bërë të shtohet numri i pacientëve nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare edhe në fshatrat e Prishtinës.

Stafi mjekësor nëpër këto qendra është shprehur i gatshëm të pranojë këtë fluks të pacientëve.

Mjekja e përgjithshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Besi, duke treguar arsyet pse në këtë kohë shtohet numri i pacientëve, ka thënë se edhe furnizimi me barna është i mjaftueshëm.

Pacientët që vijnë në këtë qendër thonë se deri më tash janë të kënaqur me shërbimet e ofruara.

Në këtë qendër marrin shërbime mjekësore edhe banorë nga fshatrat përreth, si Lebanë, Trudë e Barilevë.

Aktualisht, Qendra të Mjekësisë Familjare kanë vetëm fshatrat Besi dhe Hajvali, ndërsa në vendet më rurale, operojnë ambulancat.

Por, jo në të gjithë fshatrat e Prishtinës, ka ambulanca.

Banorët e fshatit Prapashticë disa herë kanë kërkuar nga Komuna ndërtimin e një ambulance.

Përfaqësuesi i fshatit, Haki Aliu, thotë se ndërtimi i saj, do të ndikonte që banorët të mos e braktisin vendin.

Megjithatë, pikërisht numri i vogël i banorëve, thotë Komuna e Prishtinës, ndikon që mos të ndërtohet ambulanca.

Por, drejtori për Shëndetësi në këtë komunë, potencon gjithashtu se kanë mungesë të stafit mjekësor.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ditë më parë ka thënë se QKMF-të në kryeqytet janë shembull edhe për Ministrinë e Shëndetësisë se si duhet ofrohen shërbimet.

Por, nuk ka thënë nëse ndërtimi i këtyre qendrave do të zgjerohet edhe në disa fshatra që kanë nevojë për këto shërbime.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...